Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Viktima e parë nga zjarret, zbardhen detaje se si humbi jetën Andrea Haxhiaj

640-0-61097905ba4c5

Andrea Haxhiaj, 64 vjeç, humbi jetën sot si pasojë e zjarreve që përfshinë fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.

Një banore e fshatit ka treguar detaje në lidhje me vdekjen e 64-vjeçarit, i cili ka humbur jetën si pasojë e asfiksimit.

Në një mesazh për mediat, ajo shprehet se ai ka qenë në oborr të shtëpisë, dhe si pasojë e asfiksimit, ka rënë nga shkallët. Sipas saj, Haxhiaj ka thirrur bashkëshorten që të shkojë ta ndihmojë.

“Kjo është zona ku ka rënë ai që vdiq, ajo që duket është shtëpia, ai ka qenë në shkallë dhe ra poshtë. Shkoi gruaja për ta ndihmuar sepse thërriste por nuk ia doli dot as ajo. Ajo u asfiksua, erdhën e mori ambulanca, është në spital në reanimacioni. Burri ra nga lartësia aty”, shprehet ajo.

Leave a comment