Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarr i fuqishëm në Karaburun/ 500 efektivë të ushtrisë, në “luftë” me flakët

Karaburun-e1627986707490-422x450-1

Rreth 500 efektivë të Forcave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse dhe autoambulanca janë angazhuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve në Karaburun.

Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat.

Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënë nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë.

Një tjetër vatër aktive është në fshatin Cukal, në Vaun e Dejës, ku ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë të ndryshme.

Related Posts

Leave a comment