Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Aksident me vdekje, humb jetën 18-vjeçari

policia-vlore-1024x576-1-1-780x405

Një 22 vjeçar u arrestua nga Policia e Elbasanit, pasi duke drejtuar automjetin e tij tip Opel, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën një 18 vjeçar

Policia bën me dije se i arrestuari është shtetasi me iniciale E.H. 22 vjeç banues në fshatin Rodokal, Pogradec.

Policia sqaron se i riu duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit

“Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. H., 22 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, pasi në rrugën rurale të fshatit Katjel-Rodokal, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi M. T., 18 vjeç, banues në fshatin Rodokal, Pogradec, si dhe është plagosur vetë drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a comment