Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Biden tregohet i ashpër me guvernatorët e Teksasit dhe Floridës

biden-767x405

Bideni i ashpër me guvernatorët e Teksasit e Floridës: Na ndihmoni ose largohuni nga rruga
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të martën u bëri thirrje udhëheqësve republikanë në Floridë dhe Teksas – ku është shënuar rreth një e treta e të gjitha rasteve të reja me Covid-19 – që t’i zbatojnë udhëzimet e shëndetit publik për pandeminë ose të largohen nga rruga në kohën kur vendi po përballet me përhapjen e variantit Delta.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, i ka kundërshtuara masat e rrepta kufizuese në pandemi. Të premten, ai lëshoi një urdhër për bllokimin e detyrimit për vendosjen e maskave në shkollat publike. Ndërkohë Guvernatori i Teksasit, Greg Abbott, pranverën e kaluar lëshoi një urdhër për gjoba për ata që i bëjnë maskat të detyrueshme.

“Disa guvernatorë nuk kanë vullnet që ta bëjnë gjënë e duhur për ta mposhtur këtë pandemi dhe ata duhet t’i lejojnë bizneset dhe universitetet, që dëshirojnë ta bëjnë gjënë e duhur, ta bëjnë këtë”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, pa i përmendur me emra dy guvernatorët republikanë.

“U them këtyre guvernatorëve: nëse nuk do të ndihmoni, të paktën largohuni nga rruga”, shtoi ai.
pyetur më vonë nëse DeSantis dhe Abbott po bënin thirrje që i dëmtojnë qytetarët, presidenti amerikan tha: “Unë besoj se rezultatet e vendimeve të tyre nuk janë të mira për zgjedhësit e tyre.”

Koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për reagim ndaj pandemisë, Jeff Zients, të hënën tha para gazetarëve se një e treta e rasteve të reja me Covid-19 në mbarë vendin javën e kaluar janë regjistruar në Floridë dhe Teksas.

Related Posts

Leave a comment