Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Holanda i vjen në ndihmë Shqipërisë për shuarjen e zjarreve

800-0-610ab49adc2b1

Holanda ka dërguar në Shqipëri dy helikopterë ‘Chinook’, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, që kanë “pushtuar” jugun e vendit, ku një ditë më parë u shënua dhe një viktimë në Gjirokastër.

Në një mesazh në “Facebook”, ambasada holandeze në Tiranë thekson se helikopterët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqipëtare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë”, thuhet në mesazhin e ambasadës.

Related Posts

Leave a comment