Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Baroku Ballkanik

228957872_315948573611496_7268082195774137612_n
Marina Abramovic është një artiste konceptuale serbe. Në vitin 1997 ajo prezantoi një vepër arti në Bienalen e Venecias ku shihej duke larë gjakun e tharë nga 1500 kocka gjedhi me uje, sapun dhe furçë hekuri.
“Baroku Ballkanik” denoncon masakrat që ndodhën gjatë luftës në ish -Jugosllavi ku “pastrimi” i eshtrave simbolizon spastrimin etnik të kryer nga serbët gjatë luftës, po ashtu simbolizon edhe një pastrim etik që synon pastrimin e popullit serb nga mëkatet e tyre.
Abramovic, megjithatë, shpjegon se është e pamundur të çlirohesh nga veprimet e turpshme dhe brutale që kryen një popull gjatë një lufte civile ose botërore, ashtu siç është e pamundur të heqësh gjakun e tharë nga femuri i një gjedhi.
Shfaqja zgjati 4 ditë e 6 orë. Artistja vazhdoi të fërkonte me forcë eshtrat mes krimbave dhe erës së neveritshme në nxehtësinë verore veneciane.

Leave a comment