Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dikur nxiste ushtarët serb për dhunë ndaj shqiptarëve, Noziy paralajmëron hakmarrje ndaj Goran Bregoviç

-640-0-610c4ba16b57f

Noizy kërcënon se do të nxisë dhunën nëse vjen Bregovic në Korçë. Këngëtari Rigels Rajku Noizy ka reaguar kundër ardhjes së këngëtarit serb, Goran Bregoviç, në Festivalin e Birrës në Korcë.

Këngëtari serb, që dikur iu këndonte ushtarëve vrasës serbë për masakrat që bënin kundër shqiptarëve të Kosovës, është i ftuar si mysafir special në festivalin që mbahet cdo vit në qytetin e Korçës në Shqipëri.

Në vazhdën e këngëtarëve dhe fytyrave publike që kanë reaguar kundër ardhjes së tij tani është futur edhe Noizy.

Ai madje ka kërcënuar me dhunë nëse Bregoviq vjen e këndon në Shqipëri. “Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruaj ai në Insta Story. “Shishe bosh jo plot se harrova” ka vazhduar ai me tej.

Ai ka thënë se më përpara është dashur të performojë Dua Lipa, që po kalon pushimet në jugun e Shqipërisë, se sa këngëtari serb.

“Dua Lipa ësht këtej… plus e njeh e gjithë bota… thirreni atë”, përfundoi Rajko.

Dikur nxiste ushtarët serb për dhunë ndaj shqiptarëve, Noziy

Dikur nxiste ushtarët serb për dhunë ndaj shqiptarëve, Noziy

Dikur nxiste ushtarët serb për dhunë ndaj shqiptarëve, Noziy

Dikur nxiste ushtarët serb për dhunë ndaj shqiptarëve, Noziy

Related Posts

Leave a comment