Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E pabesueshme! Leo Messi largohet nga Barcelona

-640-0-610c28481cd39

Është një lajm i pabesueshëm. Lionel Messin nuk ta shikojmë më me fanellën e Barcelonës dhe kjo është zyrtare.

Klubi katalanas ka shpërndarë një deklaratë ku bën të ditur se palët u përpoqën të arrinin një akord por ishte e pamundur për shkak të problemeve ekonomike dhe pengesave nga Liga Spanjolle e Futbollit.

“Pavarësisht se ishte arritur një marrëveshje mes klubit dhe Leo Messit dhe me synimin e qartë të përbashkët nga të dyja palët për të firmosur sot një kontratë të re, nuk mund tëformalizohet për shkak të pengesave ekonomike dhe strukturale(rregullorja e Ligës Spanjolle të Futbollit).

Duke parë një situatë të tillë, Lionel Messi nuk do të vazhdojë të jetë i lidhur me Barcelonën. Të dyja palët janë thellësisht të zhgënjyer dhe ndiejnë keqardhje që dëshira e lojtarit dhe e klubit nuk mund të përmbushe. FC Barcelona shpreh mirënjohjen për lojtarin dhe kontributin e tij dhe i uron më të mirat në të ardhmen.

Related Posts

Leave a comment