Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

PALAÇOLLËKU QË I THEMI “SISTEM BANKAR”

Banka_e_Shqiperise
Komision për mirëmbajtje llogarie. Komision për transferta. Komision po depozitove para. Komision po tërhoqe parate cash … Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku për blerjet me kartë bankat mbajnë komision 2 për qind nga klienti. Nuk ja mbajne shitësit, por klientit të kartës…
Nga Klodian TOMORRI –
Vitet e fundit te gjitha bankat ne Shqiperi po aplikojne ne unison nje strategji; vendosjen e komisioneve per cdo veprim me cash-in. Dmth ne Shqiperi ke komision kur depoziton para ne banke, komision kur terheq rrogen nga banka, komision kur hyn tek dera e bankes. Eshte nje cmenduri.
Une dyshoj se ky eshte kartel i mirefillte me bekimin e Bankes se Shqiperise, por perderisa nuk kam prova nuk e them dot. Nejse.
Me tre prej bankave me te medha jam perplasur vete, kur pas shkrimeve jane detyruar te terhiqen nga komisionet, por vetem perkohesisht per t’i vendosur prape pas 6 muajsh apo nje viti.
Atehere mbaj mend kur angazhonin rrogetaret dhe ekspertet e tyre qe te bindnin njerezit se une e kisha gabim dhe se komisionet ishin gje e mire, pasi keshtu do te nxitej bankingu online. Shfrytezuan dhe pandemine per ta ngjitur mire kete pune.
Tani se ca sistemesh online kane keta po e shohin mire njerezit. Por sot dua te merrem me nje palacollek tjeter te madh. Blerjet me karte.
Shqiperia eshte vendi i vetem ne bote ku per blerjet me karte bankat mbajne komision 2 per qind nga klienti. Nuk ja mbajne shitesit, por klientit te kartes. Pra sa here qe t’i ble me karte paguan 2 per qind takse bankare mbi cmimin e mallit. Ndyresirllek i madh, qe ndodh vetem ne Shqiperi.
Shikoni tani. Komision per mirembajtje llogarie. Komision per transferta. Komision po depozitove para. Komision po terhoqe parate cash se demek bankat duan te nxisin online-n ngaqe kane bere investime. Por komision edhe po bleve me karte pa para cash.
Tani ca duhet te beje njeriu i shkrete se keta jane bere taksidare me te rrezikshem se taksidaret e qeverise. Nderkohe Banka e Shqiperise rri e veshtron.

Leave a comment