Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Pas Karaburunit, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri në Radhimë

radhimw-666x405

Riaktivizohet sërish një tjetër vatër zjarri në Radhimë. Burimet bëjnë me dije se zjarri ndodhet në afërsi të fshatit dhe zjarrëfikësja është nisur menjëherë drejt zonës.
Aktualisht në të gjithë vendin janë 6 vatra aktive. 2 janë shuar tërësisht, ndërsa 1 vatër është izoluar. Zjarri në Gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv ndërkohë operacioni është ndërprerë pasi rrezikohet jeta e zjarrëfikësve dhe ushtarëve.

Zjarri në fshatin Cukal, njësia administrative Shllak, bashkia Vau Dejës është izoluar në pjesën më të madhe të tij. Sot ka filluar operacioni për shuarjen e plotë të tij.

Leave a comment