Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rikthehet ‘tmerri’ i Covid në Maqedoni, 2 viktima dhe më shumë se 200 raste të reja në një ditë

covid-19-ne-kosove-675x450-1-675x405

Numri i rasteve të reja me Covid-19 ka shënuar sërish rritje të ndjeshme brenda 24 orëve të fundit. Në mbarë vendin nga 4.713 teste të kryera janë regjistruar 219 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve nga 65 vetëm në Tetovë dhe Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 30 pacientë, shkruan Alsat. Si pasojë e infektimit me koronavirus, brenda 24 orëve jetë kanë ndërruar katër pacientë, dy nga Shkupi, dhe nga një viktimë në Tetovë dhe Kërçovë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 156.926 raste, prej të cilëve 150.470 janë shëruar, kurse 5.501 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 955 raste aktive me virusin korona.

Leave a comment