Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarr në bodrumin e ministrisë së Financave, ja çfarë thotë policia për ngjarjen

Qeveria-Ekonomi-Ministria-e-Financave-scaled

Zjarr në bodrumet e ministrisë së Financave. Ngjarja ndodhi ditën e sotme.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur sende apo materiale të djegura me vlerë.

“Në bodrumin e një institucioni ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur disa sende pa vlerë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, thuhej në njoftimin e shkurtër të policisë së Tiranës. Deri më tani nuk dihen arsyet e zjarrit në fjalë, i cili fatmirësisht u arrit që të shuhej në kohë, pa shkaktuar dëme.

(BalkanWeb)

Leave a comment