Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarret rrezikonin 10 shtëpi, luftë me flakët. Çfarë ndodhi gjatë natës

auto_Screenshot_31628145936

Bashkia e Shkodrës njoftoi se zjarrëfikësit e Shkodrës e kanë neutralizuar vatrën e zjarrit të shfaqur në zonës e Tepes mesnatën e kaluar. Njoftimi për rënien e zjarrit është marrë në orën 21.45 dhe menjëherë janë nisur 4 mjete zjarrëfikëse dhe 15 efektivë.

Nga flakët rrezikoheshin të paktën 10 banesa, ndërsa ndërhyrja paraqitej e vështirë dhe e rrezikshme për efektivët zjarrëfikës për shkak te terrenit por edhe shikueshmërisë së ulët. Në mbështetje ishin edhe efektivë të Policisë së Shtetit.

Bashkia Shkodër u kërkon banorëve në territor të shtojnë kujdesin dhe vëmendjen e tyre për të parandaluar vatra zjarri. Nëse konstatojnë individë të papërgjegjshëm që rrezikojnë me veprimet e tyre jetën, pronën e pasurinë e banorëve me zjarrvënie të qëllimshme, të njoftojnë menjëherë organet kompetente. Ndërkohë, sherbimi MZSH Shkodër është në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në çdo rast por mënyra më e mirë për të gjithë, është parandalimi, thekson bashkia e qytetit.

 

Related Posts

Leave a comment