Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Analisti Çipa paralajmëron zhvillime bombë në politikën shqiptare/ Çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë

-800-0-610cef3d4a057

Analisti Aleksandër Çipa është i bindur se shtatori, tetori e nëntori do të jenë muaj intensivë sidomos nga institucionet amerikane.

Çipa tha se beson tek një protagonizëm që do i shkaktojë kosto Shqipërisë nga ana e zotit Berisha.

“Pres në periudhën e shtatorit nga institucionet amerikane të kenë përsëri reagime për mbylljen e regjimit të pandëshkueshmërisë. Kjo është e pakthyeshme” u shpreh Çipa.

Teksa ka komentuar përplasjen Berisha – SHBA, Çipa tha:

“Druaj të besoj tek një protagonizëm që do i shkaktojë kosto Shqipërisë nga ana e zotit Berisha. Ai e ka ezauruar kohën e bërjes së historisë së vete.

Për heshtjen e Bashës për çështjen e Berishës, ai tha:

“Heshtja  e Bashës deri në këtë moment kuptohet me fakti se ai kërkon të verifikojë dhe marrë në shqyrtesë të gjitha dimensionet brenda PD-së që ai kryeson. Berisha deri në momentin që flasim ka ndikuar në PD dhe vijon të ndikojë jo vetëm përmes influencës njerëzore por hijes së vet edhe pse kjo është refuzuar nga Berisha”, u shpreh Çipa./Sot News

Related Posts

Leave a comment