Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rëndë/ Përmbyset furgoni me emigrantë, humbin jetën 11 persona dhe plagosen dhjetëra të tjerë

https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_210804223158-01-encino-van-crash-1068x601

Të paktën 11 emigrantë kanë humbur jetën në një aksident në Teksas të Shteteve të Bashkuara, si dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Autoritetet thanë se furgoni ka qenë i mbingarkuar dhe në shpejtësi të madhe kur shoferi ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë.

Sherifi i qarkut Brooks, Urbino Martinez ka thënë se beson që të gjithë pasagjerët kanë qenë emigrantë.

Rreshteri Nathan Brandley nga Departamenti për Siguri Publike në Teksas ka konfirmuar se 11 persona janë të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur.

Aksidenti ka ndodhur rreth 80 koilometra në veri të McAllen, një pikë e madhe kufitare në mes të SHBA-së dhë Meksikës.

Related Posts

Leave a comment