Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E rrallë/ Gjendet luani 28 mijë vjeçar

210805100743-01-siberia-cave-lion-cub-discovery-super-169

E gjendur thellë në arktikun siberian, një këlyshe e vogël luani duket sikur fle qetësisht gjumë dhe një prekje e lehtë mund ta zgjojë atë. Gëzofin e ka disi të baltosur por të plotë. Dhëmbët, lëkura dhe organet, janë të mumifikuar por të pacenuar.

Ajo sytë i ka mbyllur rreth 28 mijë vjet më parë, por dhëmbët i ka mjaftueshëm të mprehtë për të “kafshuar” ndonjë nga shkencëtarët që e zbuluan atë.

Një krijesë mbresëlënëse – e paprecedente – e ruajtur në kushte perfektë falë acarit të Siberisë.

Simba siberiane, e emërtuar Sparta, ishte një prej dy këlyshëve që u gjetën në shpellë. Ato ngjasojnë me luanin e sotëm, por cilësohen si një specie më vete.

Fillimisht u mendua se këlyshët ishin vëlla e motër, duke qenë se u gjetën shumë pranë njëri-tjetrit. Por, një studim i ri, tregoi se ata dallonin me 15 mijë vjet njëri nga tjetra.

Këlyshi tjetër, i njohur si Boris, mund të datojë deri në 43 mijë e 500 vjet më parë.

“Sparta me shumë mundësi është kafsha e epokës së akullit e ruajtur më mirë deri sot”, tha Love Dalen, një profesor i gjenetikës evolucionare në Stockholm. “Boris është pak më i dëmtuar, por sërish në gjendje të mirë”.

Këlyshët nuk kanë qenë më shumë se një ose dy muajsh kur kanë ngordhur. Shkaku i vdekjes po ashtu nuk ka qenë i qartë. Por, minimalisht, është përjashtuar opsioni se janë vrarë nga një grabitqar tjetër.

Një ndër opsionet është ajo e vdekjes gjatë një rrëshqitje dheu. Kjo mund të ketë bërë të mundur edhe varrosjen e menjëhershme të tyre dhe prezervimin ideal.

Ngjashmëritë me luanët e pranishëm sot në Afrikë, është jo e vogël. Por, teste të tjera duhet të kryhen.

/Albanianpost.com

Leave a comment