Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Gurë e shishe uji gjatë protestës, kryeministri i këtij shteti qëllohet në kokë(FOTO)

-640-0-610cd28d6ad3f

Kryeministri i Caraibeve, Ralph Gonsalves, ka përfunduar në spital pasi u plagos në protestat që po zhvillohen kundër vaksinimit për Covid-19.

“Reuters” shkruan se Gonsalves po kalonte nëpër një turmë jashtë parlamentit, në momentin që është goditur në kokë nga një gur.

U hodhën gurë e shishe uji gjatë protestës, kryeministri i

Nga ana tjetër, thuhet se protestuesit ishin mbledhur për të kundërshtuar planet që shumicës së punonjësve shëndetësorë të vijës së parë t’u kërkohet që të vaksinohen kundër Covid-19.

Protesta nuk ishte edhe aq paqësore, pasi u hodhën gurë dhe shishe uji. Gjithashtu bëhet e ditur se në vend janë shënuar 2,298 raste të koronavirusit dhe 12 vdekje që nga fillimi i pandemisë, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins. Pothuajse 9% e popullsisë është vaksinuar plotësisht, thotë universiteti.

U hodhën gurë e shishe uji gjatë protestës, kryeministri i

U hodhën gurë e shishe uji gjatë protestës, kryeministri i

Related Posts

Leave a comment