Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Liroi nga qelia të dënuarit përjetë, SPAK zgjat hetimet për ish-gjyqtaren Enkelejda Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë

85bc99565b2e291115c58d7c0c04c64e

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka zgjatur me një muaj hetimet për Enkelejda Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e saj.

Po i njëjti vendim është marrë edhe për sekretaren e gjykatës Emanuela Nallkuçi, Gazmit e Gentian Nezën, Saimir Tanuzin, Bledar e Saimir Petanin si dhe Trëndafilen Frangun dhe Migena Skënderin.

Zgjatjen e afatit të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.102/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të shtetasve nën hetim ENkeleida Hoxha, Aldo Tabaku, Manuela Mallkuçi, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj, Isuf Tanuzi, Bledar Petani, Sajmir Petani dhe Altin Skëndera, për një periudhë një mujore, nga data 05.08.2021 deri në datë 05.09.2021”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që gjyqtarja Enkelejda Hoxha së bashku me 9 të tjerë janë arrestuar me urdhër të SPAK teksa ishin në seancën gjyqësore dhe bëheshin gati t’i jepnin lirinë Sajmir Petanit, i dënuar për vrasje.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha është gjyqtarja e Krujës, e cila ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu Hoxha ka liruar nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Related Posts

Leave a comment