Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po raportonin për situatën e zjarreve, qytetari sulmon fizikisht gazetarin dhe kameramanin

Screenshot_1-33-780x439-1-770x433-1-770x405

Turqia prej ditësh tashmë është kapluar nga zjarre të shumta, të cilat kanë shkrumbuar mijëra banesa e lënë pas viktima.

Mediat e huaja kanë raportuar dëmet e shkaktuara në shtetin turk, me pyje dhe kafshë të djegura totalisht.

Por, një incident aspak i hijshëm është regjistruar gjatë filmimit të pamjeve. Reporteri i televizionit Halk Tv, i quajtur Marmaris İçmeler, është sulmuar fizikisht sepse po raportonte situatën rreth zjarreve.

Në videot e publikuar, shihet një person duke bërtitur: “Ne do ju bllokojmë kur flisni keq dhe dezinformoni publikun.

Më vonë gazetari ndaloi transmetimin dhe u përpoq të parandalonte sulmin ndaj tij dhe karmarmanit. Policia tanimë ka të gjitha pamjet në duar dhe ka nisur një hetim mbi rastin,” shkruajnë mediat turke.

 

Leave a comment