Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Priten reshje shiu në…”/ IGJEUM paralajmëron qarqet me nivel të lartë rreziku për zjarre

-640-0-610cf7ea5376d

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar qarqet me rrezik të lartë zjarri, të moderuar dhe të ulët.

Sipas IGJEUM-it, sot pasdite dhe nesër situata pritet që të jetë në nivel të “lartë” rreziku në qarqet Fier dhe Vlorë, ndërkohë i “moderuar” në qarqet e tjera.

“Në qarkun Dibër pritet nivel “i ulët” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark)”, zbulon IGJEUM.

Ndërkohë përsa i përket reshjeve të shiut, pasditen e sotme priten reshje lokale të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër.

Ndërsa nesër më datë 07.08.2021, nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

“Priten reshje shiu në...”/ IGJEUM paralajmëron qarqet me

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë dt.07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 21 / 31 °C

në vendet e ulëta: 17 / 33 °C

në vendet malore: 12 / 29 °C

Era

Sot pasdite (e premte dt.06) dhe nesër (e shtunë dt.07) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet dhe në zonat malore.

“Priten reshje shiu në...”/ IGJEUM paralajmëron qarqet me

“Priten reshje shiu në...”/ IGJEUM paralajmëron qarqet me

Related Posts

Leave a comment