Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Qëlluan me thikë punonjësin e ujësjellësit, arrestohen dy të rinj në Bulqizë (EMRAT)

arrestim-policia

Policia ka arrestuar dy persona në Bulqizë, pasi akuzohen se kanë plagosur me thikë një punonjës ujësjellësi.

Në pranga kanë rënë shtetasit: Blerdjan Gjoka, 32 vjeç dhe Murat Zhabolli, 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me thikë 33-vjeçarin me iniciale G.K, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë

U konfliktuan dhe më pas goditën me mjet prerës për shkak të detyrës një 33-vjeçar, arrestohen nga Policia 2 shtetas.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

B. GJ., 32 vjeç; M.Zh., 28 vjeç, banues në Krastë, Bulqizë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në Krastë Bulqizë, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjet prerës (thikë) për shkak të detyrës shtetasin G. K., 33 vjeç, (punonjës ujësjellësi), duke i shkaktuar dëmtime të lehta, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.thik

Related Posts

Leave a comment