Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rikthehet ‘Lord of the Rings’, kur do ta shihni në ekran serialin e shumëpritur

16250639995354

Seriali “Lord of the Rings” (Zoti i Unazave) do të transmetohet në Amazon Prime nga 2 shtatori 2022, njoftoi vetë platforma e transmetimit së bashku me një imazh zyrtar të serialit.

Xhirimet janë zhvilluar në Zelandën e Re dhe seria e parë ka përfunduar, megjithatë ende nuk është zbuluar një titull ose intriga e serialit. Ajo që dihet është se seriali zhvillohet gjatë të ashtuquajturës Epoka e Dytë, që është mijëra vjet para librave për Zotin e Unazave dhe Hobbit.

Projekti fokusohet në një grup personazhesh, të rinj dhe edhe tashmë të njohur, në luftën e tyre kundër së keqes në Tokën e Mesme.

Në grupin e aktorëve janë Cynthia Addai-Robinson, Robert Aramayo, Owain Arthur, Maxim Baldry, Nazanin Boniadi, Morfydd Clark, etj.

Leave a comment