Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Situata e zjarreve, Rama: Nuk ka kërcënime për jetë njerëzish apo banesa

zjarre-4-750x375

Kryeministri Edi Rama informon për situatën e fundit të vatrave të zjarreve në vend, ku thotë se nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.

Kreu i qeverisë po ashtu shkruan se po punohet nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips, Gadurovë-Selitë, Thirë, Margegaj, Theth, Vermosh.

Postimi i plotë

Vazhdon lufta me flakët

Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera të Mbrojtjes Civile, nën koordinimin e AKMC janë duke punuar nga toka e ajri për izolimin dhe neutralizimin e flakëve në Karaburun, Rips (Vlorë), Gadurovë-Selitë (Mallakastër), Thirë (Lezhë), Margegaj (Tropojë), Theth, Vermosh (Malësi e Madhe).

Në të gjithë territorin në këtë moment nuk ka kërcënime në jetë dhe në banesa.

 

Leave a comment