Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

U aksidentuan për vdekje në aksin Fier-Vlorë, memorial në kujtim të familjes Gushi: Janë 4 engjëjt tanë!

Screenshot_4-5

“Janë katër engjëjt tanë që padrejtësisht u shuan” Kështu lexohet mes disa vargjeve rrëqethëse të shkruara në një pllakë të zezë mermeri, në kujtim të familjes Gushi që u aksidentuan për vdekje disa javë më parë në aksin Fier-Vlorë. Të afërmit e familjes kanë ngritur një memorial me gurë të bardhë, një foto të familjesë Gushi, ku shihen Eduarti, Silvana, Anastasia dhe Eva, dy arushë pellushi, një kishëz të vogël dhe një pllakë mermeri të zi ku shkruhet:

“O njerëz të mirë, o kalimtarë! Ndaloni pak çaste këtu mbi këtë gur. Janë katër engjëjt tanë që padrejtësisht u shuan. Atë ditë të premte kur këtu kaluan. Në këtë rrugë kur kaloni ndalni hapat e qëndroni se është shpirti I njerëzve tanë që me gjak vendin lanë. Familja Gushi, Eduart, Silvana, Anastasia, Eva.”

Ky mesazh sensibilizimi shkon për të gjithë shoferët që të tregohen të kujdesshëm në rrugë, të ruajnë veten por edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Eduard, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura Anastasia dhe Eva  dolën për herë të fundit nga shtëpia e tyre më 25 qershor. Herët në mëngjes makina e tyre tip “Toyota” u godit nga pas nga një makinë tip ‘Audi’ me targa AA 107 XX, me shpejtësi skëterrë rreth 200 km/h. Sipas ekspertizës në vendin e ngjarjes, mjeti tip “Audi” ka bërë disa herë frenime të forta në rrugë duke lënë edhe gjurmë të gomave në asfalt dhe më pas ka përplasur mjetin tip “Toyota”.

Për pasojë automjeti tip “Toyota” ka humbur kontrollin dhe nga forca e madhe e përplasjes ka përfunduar disa metra jashtë rrugës.

Gjykata e Vlorës ka caktuar sot masën “arrest me burg” për Igli Madanin, 22-vjeçarin që shkaktoi aksidentin.

Leave a comment