Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Brenga e një artisti…!

232876406_4256302907816875_8322940333305154013_n
Nga Genc DEMIRAJ-
Shpesh herë ulemi me Petraq Stefanin për kafe, Peçon, se kështu i flasim. Jemi kolegë pune së bashku, por më parë jemi edhe banorë të një lagjeje.
Pra njihemi prej një jete…!
Është i heshtur, fjalëpak, i mbyllur në artin e tij të madh…!
Piktor race, por nga raca e fisme e piktorëve vlonjatë !
Kështu ka qenë përherë Peçua, i heshtur e pa fjalë, gjuha më e zhdërvjellët e tij ishte piktura dhe aty ai i thotë të gjitha…!
Janë të shumtë ata që e njohin artin e tij me botë, por ma merr mendja se janë të paktë ata që njohin botën e tij të shpirtit…!
Të shpirtit të tij të bërë copë, qysh prej asaj ngjarjeje që coptoj edhe shpirtrat e gjithë njerzorëve që e mësuan…!
A ju kujtohet ajo ngjarja tragjike e ’97-ës në Vlorë…?!
Ajo më e tmershmja bëmë, jo historike po reale, e kohës së çmendurisë së madhe…?!
Nëse se keni përjetuar, patjetër e keni dëgjuar e ridëgjuar më vonë të treguar si histori epike, legjende apo dhe sureale !
I sigurt jam, që edhe nëse e keni dëgjuar, e keni dëgjuar të mpirë, të tmerruar, të lotuar, të friksuar, të revoltuar…!
Nuk keni si e harroni, atë nusen e bukur në dritaren e shtëpisë me djalin gjashtë muajsh në gji, që po e ushqente, po e ledhatonte, po e përgëzonte, që po qeshte e lozte me të, po lumturohej me gëzimin e jetës së saj,… kur një krauuu…ca cifla xhami, ca pika gjaku mbi fëmijën dhe një klithmë nëne :
– Petraaaaq djaliiii…!
Dhe kaq !
Mami Neta kishte rënë pa jetë mbi të birin që qante e qante dhe nuk kuptonte…!
Një plumb i tmerrshëm kish përshkuar tytën e një arme të zezë, për të gjetur fatalisht në gjithë atë fatalitet të çmendur të atij viti të mbrapshtë, zemrën më të pafajshme të një nëne…!
Çmendurira…!
Petraqi i rriti i vetëm dy djemtë e tij me shumë mund dhe sakrifica.
Rjedha e jetës e detyroi të bëhej më i fortë, por ngjarja e bëri më të heshtur, më të mbyllur e më pa fjalë…!
U rrit i vogli i historisë së trishtë, aty mes rrugicës së lagjes dhe me shokët e rrugicës së tij, dhe si djemtë e famshëm të rrugës Pal, ai u bë i famshmi dhe i dashuri i rrugicës tonë…!
I vogli i historisë, sot është tek të njëzetepestat, i vëllai pak më i madh, por brenga e baba Petraqit është që nuk po u gjenë dot një punë të përhershme…!
Nuk mundet, nuk di se si dhe nuk di se ku t’ua gjej…!
Edhe sot teksa pinim atë kafen e përditëshme, meraku i tij për djemtë ishte i madh…!
Dhe meraku i një babai shpirt coptuar si Petraqi, një artisti fjalëpak e punëshumë si piktori ynë, është shumë herë më i përligjur…!

Related Posts

Leave a comment