Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Shokuese/ Familja e kërkonte prej tre vitesh, gjendet trupi i pajetë i një burri në proces mumufikimi, e kishin futur në një…

burri-ne-greqi

Një ngjarje horror është raportuar në Greqi, ku është gjetur skeleti i një personi në një fuqi plastike.

Sipas mediave greke, skeleti ishte në gjendje mumifikimi në fuqinë plastike, ndërsa raportohet se i përket një 58-vjeçari, i cili ishte raportuar si i zhdukur në vitin 2018.

Ngjarja e rëndë është shënuar në brigjet e lumit Platanian në Rethymno, Kretë, më 27 korrik, ndërsa pas analizave të kryera rezultoi që skeleti i përkiste personit të zhdukur.

Viktima ishte baba i dy fëmijëve.

Sipas ekspertizës në trupin e viktimës nuk është gjetur asnjë plagë me armë apo me thikë.

Brenda fuçisë u gjetën disa rripa në formë mekanizmi për të mbyllur kapakun nga brenda dhe po ashtu edhe dy bombola gazi të vogla.

Kjo sipas ekspertëve tregon se 58-vjeçari mund të ketë vrarë veten duke mbyllur fuqinë nga brenda.

Kjo metodë sipas mediave greke është e padëgjuar më parë.

Megjithatë hetuesit po punojnë dhe nuk përjashtojnë mundësinë që viktima të jetë mbyllur nga persona të tjerë dhe është lënë të vdes i gjallë.

Related Posts

Leave a comment