Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit për këtë të diel, në mesditë do të ketë vranësira

moti_me_vranesira_dhe_me_diell-1

Shqipëria mbetet në dominimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit gjatë orëve të paradites.

Ndërsa, sipas Meteoalb, mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash të përkohshme, pasi sërish mbrëmja largon vranësirat nga vendi ynë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten konstatnte në mesdite duk u luhatur në vlerat ditore nga 16°C deri në 38°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Kosova mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm. Në orët e para të ditës dhe mbrëmjes kthjellimet do të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit, por përgjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohet të ketë vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut

Kushtet e qëndrueshme atmosferike vijojnë të sjellin mbizotërim të kthjellimeve në orët e paradites në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa, në orët vijuese parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në Verilindje të vendit.

Leave a comment