Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

60 vjet nga ndërtimi i Murit të Berlinit

65523919_2128542674109610_3881351216566894592_n

Javën që vjen mbushen plot 60 vjet që kur filloi ndërtimi i Murit të Berlinit. Kjo pengesë prej betoni që do të ndante Lindjen dhe Perëndimin për 28 vjet u bë simbol i errësirës dhe shtypjes diktatoriale dhe më pas i rrëzimit të sisitemit komunist.

Më 13 gusht 1961, trupat e Gjermanisë Lindore filluan të mbyllnin sektorin lindor të Berlinit me tela me gjemba dhe blloqe betoni. Por me kalimin e kohës pengesa u përforcua duke rrethuar gjithë Berlinin Perëndimor.

Një mur betoni u ndërtua në vitin 1965. Versioni përfundimtar i murit përfundoi në vitin 1975 dhe shtrihej për 150 kilometra rreth Berlinit Perëndimor. Vetë muri ishte gati 3.6 metra i lartë dhe kufiri gjithashtu ruhej nga qindra kulla vrojtimi, llogore kundër automjeteve, bunkerë, tela me gjemba, gardhe sinjalizuese dhe pengesa të tjera.

Shumë u përpoqën ta kalonin atë. Disa patën sukses, të tjerët u kapën ose u vranë.

Nata e 9 nëntorit e vitit 1989 është ngulitur në kujtimet e shumë gjermanëve. Me sa duket, pa paralajmërim, Muri i Berlinit, simboli i ndarjes midis Lindjes dhe Perëndimit, u hap.

Nën presionin e demonstratave mbarëkombëtare pro-demokracisë, regjimi i Gjermanisë Lindore po kërkonte mënyra për të kontrolluar revoltën.

Guenter Schabowski, zëdhënësi i Byrosë Politike në pushtet, njoftoi se: “Gjermania Lindore po hiqte kufizimet e udhëtimit përtej kufirit të saj me Gjermaninë Perëndimore pas gati tre dekadash izolimi”.

I pyetur nga një gazetar se kur do të hynte në fuqi rregullorja e re, Schabowski tha: “Menjëherë, pa vonesë”.

Atë natë, banorët e Berlinit Lindor u mblodhën tek pika e kalimit për në Berlinin Perëndimor.

Ishte një moment dramatik që ndihmoi në përfundimin e Luftës së Ftohtë. Rojet e armatosura kufitare të Gjermanisë Lindore hoqën dorë dhe i lanë njerëzit të kalojnë.

Më vonë, muri u rrëzua dhe rruga u hap.

Pas rënies, pjesa më e madhe e murit u copëtua dhe u hoq. Kancelari Helmut Kohl mori detyrën e bashkimit të dy Gjermanive.

Por rruga drejt bashkimit ishte e vështirë dhe jo pa kundërshtime dhe protesta nga neo-nazistët. Më pak se një vit pas rënies së murit, ribashkimi gjerman ishte i plotë./ VOA/

 

Leave a comment