Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Policia i ndërpreu koncertin në mes, reagon reperi shqiptar

POLICIA-FERIZAJ-658x405

Don Xhoni tashmë është kthyer në një prej reperët më të preferuar të publikut shqiptar.

Edhe pse ka pak kohë në industrinë muzikore, ai arriti që të bëjë për vete mijëra fansa.

Por duket se së fundmi Don Xhoni është përballur me një situatë jo shumë të këndshme. Mediat kosovare shkruajnë se rritja e rasteve të reja me Covid gjatë ditëve të fundit, ka bërë që policia dhe Inspektorati të dalin në terren për kontrolle të ndryshme.

E duke qenë se në koncertin e Don Xhonit ishin grumbulluar njerëz përtej limit të lejuar, ka ndërhyrë policia, e cila ka ndërprerë performancën e tij. Një gjë të tillë e ka pranuar edhe reperi i njohur nëpërmjet një postimi në “Instagram”.

“Ferizaj, kërkojmë falje për sonte. Faji nuk ishte te ne por te policia me inspektoriatin që na ndaluan festën. Shihemi shumë shpejt”, shkruan reperi në reagimin e tij.

Leave a comment