Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SA PAGUAN SHQIPTARËT PËR “COVID”-IN DHE KU SHKUAN PARET?!

rama-eurooo
Nga Erion DASHO –
Para disa muajsh përllogarita se shqiptarët shpenzuan nga xhepi për COVID-in mbi 150 milion euro. Kjo shifër është vënë shpesh në dyshim duke u quajtur e ekzagjeruar.
Si qëndron e vërteta?
Le të shohim vetëm një kategori shpenzimesh që prej përfundimit të epidemisë në Shqipëri: shpenzimet e qytetarëve për testim duke nisur nga data 1 maj 2021.
Duke nisur nga kjo datë shteti pothuajse nuk pati më nevojë të kryente testime dhe pjesa dërrmuese e gati 300 mijë testeve janë kryer për qëllime administrative.
Supozojmë se vetëm 20% e tyre janë PCR dhe 80% janë teste të shpejta. Duke u bazuar tek çmimet e tregut, rezulton se shqiptarët nga 1 maji deri në 7 gusht 2021 kanë paguar mbi 12 milion euro vetëm për teste COVID-i!!!
12 milionë euro u shpenzuan në 3 muaj, pasi epidemia kishte përfunduar! Po në 12 muajt që COVID-i bënte kërdinë?!
A e besoni tani se gjatë pandemisë shqiptarët kanë shpenzuar nga xhepi të paktën 150 milionë euro?!
Ku mendoni se kanë shkuar këto pare?!

Related Posts

Leave a comment