Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Salento Albania, urë mes dy brigjeve”

-800-0-6110c13bdbc85

Në prezencën e mysafirëve të shumtë italianë e shqiptarë dhe të personaliteteve të ndryshëm nga institucionet vendore dhe kulturore, më 2 dhe 3 gusht në San Dana, provinca e Leçes u organizua manifestimi “Salento Albania, – një urë mes dy brigjeve”. Qendra Muzeore Berat shkruan se ishte një ngjarje kulturore, që synon të rrisë miqësinë midis vendeve tona, duke rizbuluar dhe rritur ato lidhje dhe trashëgimi kulturore, që na kanë bashkuar gjithmonë.

“E banuar prej shekujsh prej arbëreshëve dhe pasardhësve të familjes së Skënderbeut, San Dana mban me krenari emrin e shenjtorit shqiptar Dana me orgjinë nga Vlora, i cili nderohet çdo vit, në kishën e tij që prej epokës bizantine. Ishte kënaqësi që në programin e ditës së dytë në temën e artit bizantin midis Salentos dhe Shqipërisë të prezantonim Muzeun e Ikonografisë “Onufri”, Berat së bashku me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë”, shkruan në faqen e saj Qendra Muzeore Berat.

Organizatorët e veprimtarive sipas QMB, ishin Antonio Biasco, president i shoqatës kulturore “Ponti non Muri”, në San Dana, Ledia Mirakaj në Ambasadën Shqiptare në Romë, të cilët bënë të mundur pjesëmarrjen me synimin e përbashkët, zbulimin, njohjen e promovimin e trashëgimisë sonë kulturore. Qendra Muzeore Berat është institucion i specializuar dhe arkivor me status “muze kombëtar” në varësi të Ministrisë së Kulturës me seli në qytetin e Beratit, e cila administron Muzeun Ikonografik “Onufri” dhe Muzeu Etnografik.

Muzeu i Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik mbledhin ruajnë dhe promovojnë koleksione me vlerë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të qytetit të Beratit dhe zonës përreth. Berati ka qenë një qendër e rëndësishme e zhvilluar sidomos në shek XVII, një vend ku u grumbulluan, u prodhuan dhe u ruajtën vlera të rëndësishme të cilat janë thesare të vërteta të kulturës kombëtare.

Leave a comment