Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarr masiv në malin e Kuçit / Banorët të vetëm luftojmë me flakët

zjarr-1-1-768x431-1

Një vatër zjarri është evidentuar sërish në pyllin midis fshatit Kuç dhe Fterrë.

Zjarri ka rënë mesditën e sotme në zonën e njohur si ‘Qafa e Dërrasës’ dhe vijon të jetë ende aktiv.

Sipas zjarrfikëses Himarë, zjarri është larg banesave, megjithatë në zonë duke luftuar me flakët momentalisht janë vetëm banorët.

Kujtojmë gjithashtu se vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Dukat i Ri, në Gadishullin e Karaburunit, e cila paraqet rrezikshmëri, pasi ka përhapje në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogorasë. Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm ka rinisur operacioni edhe nga ajri, duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Në fshatin Corrush në Mallakastër janë izoluar dy vatra zjarri ditën e sotme, por puna vijon për izolimin e flakëve në tre vatra të tjera aktive, të cilat janë në terren të vështirë.

Në fshatin Bogë, njësia administrative Shkrel është aktivizuar një vatër zjarri mbrëmjen e djeshme. Nuk paraqet rrezik për banesat.

Një vatër zjarri është njoftuar në Parkun e Tomorrit në lartësinë mbi 1500 m, por situata po ndiqet nga forcat vendore.

Gjithashtu një vatër zjarri është evidentuar pasditen e sotme edhe në masivin pyjor të Mokrës në Pogradec.

Leave a comment