Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasada e SHBA-ve: Mbështesim një SHÇBA të pavarur dhe efikase

amb

Ambasada amerikane në Tiranë do ti thurojë Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat një njësi poligrafike. Marrëveshja është nënshkruar gjatë një takimi të zyrtarëve të ambasadës me kreun e SHÇBA, Muhamet Rumbullaku.

Mbështesim një SHÇBA të pavarur dhe efikase, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Ambasada Amerikane mbështet një Shërbim të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që është i fortë, i pavarur dhe efikas në punën e tij të rëndësishme për të siguruar integritetin dhe llogaridhënien e ligjit shqiptar. Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit Ben Rockwell dhe Atasheu i Asistencës për Zbatimin e Ligjit Ron Hendren u takuan dje me Drejtorin e Përgjithshëm të SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, për të diskutuar mbi reformat e rëndësishme legjislative në vazhdim dhe për të nënshkruar një marrëveshje dhurimi në mbështetje të njësisë poligrafike të SHÇBA-së”, shkruan ambasada në rrjetet sociale.

Related Posts

Leave a comment