Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Arsyeja pse duhet të vaksinohemi, faktet që duhet të dini

-640-0-6112182b54385

Më shumë se 99.99% e njerëzve që janë plotësisht të vaksinuar kundër Covid-19 nuk kanë pasur probleme me virusin, që rezulton në shtrimin në spital ose vdekje, sipas një analize të CNN referuar të dhënave zyrtare në SHBA.

Deri më 2 gusht, më shumë se 164 milion njerëz në Shtetet e Bashkuara u vaksinuan plotësisht kundër Covid-19, sipas CDC. Më pak se 0.001% e atyre individëve, 1.507 persona, vdiqën dhe më pak se 0.005%, 7.101 persona, u shtruan në spital me Covid-19.

Rreth tre të katërtat (74%) e të gjitha rasteve të përparuara të raportuara ishin midis të moshuarve të moshës 65 vjeç e lart. Nga afro 1,500 njerëz që vdiqën, një në pesë vdiq nga diçka tjetër përveç Covid-19.

Kjo analizë e CNN duhet të shërbejë edhe për qytetarët shqiptarë që kanë mundësi të vaksinohen, pasi siç bien dakord edhe të gjithë ekspertët, vaksinimi është arma më e mirë kundër covid.

Situata në Shqipëri

Aktualisht, janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.

Muaji Gusht do të jetë i hapur për vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën sërish apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Të hënën në vendin tonë mbërriten edhe 45,630 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar në mbi 1,8 milion numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Referuar të dhënave zyrtare të ministrisë së shëndetësisë, aktualisht numri i të vaksinuarve ka shkuar në 1,270,057 persona.

Leave a comment