Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Erion Dasho komenton akuzat e Osmënaj: Ka mjekë që i kanë bërë fresk qeverisë

dasho-osmenaj-pipero-774x405

Mjeku infeksionist Erion Dasho, në një intervistë të dhënë për studion e lajmeve të televizionit FaxNews është prononcuar në lidhje me akuzat e ngritura nga mjeku imazherist Renato Osmënaj ndaj Pëllumb Piperos, pas deklaratave të këtij të fundit se virusi Delta transmetohet për 5 minuta.

Osmënaj e cilësoi Piperon si një hajdut ordiner që nuk ka asnjë specializim për sëmundjet infektive dhe ndërkohë që jep opinione për pandeminë.

Mjeku Dasho në prononcimin e tij, në mënyrë indirekte i ka dal në krah kolegut Osmënaj, duke thënë pa përmendur emra se disa mjekë në Shqipëri janë shndërruar në një shtojcë të qeverisë duke lexuar deklarata të parapërgatitura prej salloneve të politikës.

Sigurisht që kur diskutoj kolegët dhe aq më tepër kur diskutimi merr nota të nxehta, natyrisht që etika e do që të mos shprehem direkt. Por indirekt do të doja të shprehesha duke thënë se kolegu Osmënaj ka qenë gjithmonë një mjek i guximshëm, një mjek që asnjëherë nuk ka nguruar ta thotë mendimin e vet.

Ndërsa nga ana tjetër ka patur një grup mjekësh pro-qeveritarë, që gjatë gjithë pandemisë unë i kam kritikuar duke qenë edhe kolegë me ta, madje me një pjesë të tyre edhe miq, sepse i kanë bërë shumë fresk qeverisë. Nuk kanë vënë në radhë të parë integritetin e tyre profesional dhe moral, por kanë qenë konformist, shpeshherë kanë lexuar deklarata të parapërgatitura në sallonet e politikës dhe kjo nuk i ka bërë nder bluzës së bardhë që ata jkanë veshur.

Ky është një koment në përgjithësi, nuk ka lidhje me rastin konkret. Për rastin konkret për shkak të etikës dhe marrëdhënieve personale preferoj të mos prononcohem. Mjekë si doktor Osmënaj,mjekë si profesor Xhepa, të cilët kanë qenë gjatë gjithë kohës të hapur për të thënë mendimin e tyre, duhen inkurajuar. Unë jam partizan i asaj që çdokush duhet të thotë mendimin e vet, ta hedhi në debat, ta hedhi në diskutim, dhe të mos bëhet një shtojcë e politikës por të jetë zëdhënës i bluzës së bardhë që mban veshur dhe i diplomës së mjekut“, tha Dasho.

Reagimi i imazheristit Osmënaj për Pëllumb Piperon:

Me çfarë tagri një ordiner që s’ka hyrë kurrë në spitalet covid bën deklarate tē nivelit kombëtar?! Një person që nuk ka kryer specializim në sëmundjet infektive jep opinione pēr pandemi! Një hajdut dhe një media ordinere mund të lançojë mesazhe të tillë! Turp për atë palo mjekësi që ju ka ngelur!”, shkruan mjeku imazherist Pëllumb Pipero.

Leave a comment