Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kërcënohet me vdekje prezantuesja e lajmeve (VIDEO)

AUCENA-URESTI-642x405

Një burrë i maskuar, i cili pretendon se përfaqëson kartelin më të fuqishëm të drogës meksikane, ka kërcënuar përmes një videoje se do të vrasë prezantuesen e lajmeve të televizionit kombëtar, për atë që e ka cilësuar si një “mbulim jo të drejtë” të fakteve.

Në videon e shfaqur të hënën, duket një burrë i maskuar së bashku me një grup të armatosur që kanë rrethuar një person të ulur në karrige i cili po lexon një mesazh që pretendohet se është nga Ruben Oseguera Cervantes, i njohur ndryshe me nofkën “El Mencho”, lideri i kartelit të drogës “Jalisco”.

Është e paqartë nëse personi që po lexon është mesazhin është vetë Oseguera.

Mesazhi përcjell një ankesë ndaj “Milenio”, një media informative kombëtare, ku shprehen se ata po favorizojnë grupe që po luftojnë kundër kartelit Jalisco.

Ai ka veçuar prezantuesen e lajmeve Azucena Uresti, duke kërcënuar se do e vrasë dhe se do ta bëjë t’ i tërheqë komentet që ka bërë mbi ta.

Në mesazh përmendej dhe Hipolito Mora, një person që organizoi një grup rival vetëmbrojtjeje rreth një dekadë më parë, por që së fundmi është fundmi u distancua, si dhe Los Viagras, një tjetër kartel droge që operon në vend.

Përfaqësuesi i Jalisco tha në mesazh se qëllimi i tyre nuk është të cenojnë lirinë e shprehjes, por thjesht se duan “një mbulim më të barabartë”.

Televizioni Milenio i ka dalë në mbrojtje prezantueses Uresti duke u shprehur se ka mbështetjen e tyre të plotë, ashtu si edhe gazetarët e tjerë.

Më tej, ata kërkuan një hetim të menjëhershëm dhe mbrojtje ndaj Uresti.

Kërcënimet kundrejt gazetarëve në Meksikë nuk janë gjithmonë fjalë boshe. Komisioni për Mbrojtjen e Gazetarëve e ka cilësuar Meksikën si vendin më vdekjeprurës në hemisferën perëndimore për këtë fushë.

Related Posts

Leave a comment