Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga ‘Delta’ tek ‘Lambda’/ Çfarë dihet për variantin e ri të koronavirusit

FILE PHOTO: The coronavirus disease (COVID-19) outbreak in Oldham

Ndërsa infeksionet e covid19 në botë vijojnë të rriten, kryesisht si pasojë e variantit Delta, një tjetër variant i koronavirusit po përhapet me shpejtësi.

Bëhet fjalë për variantin Lambda, për të cilin shkencëtarët nuk kanë shumë të dhëna.

Varianti i ri i COVID-19 sinjalizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe emërtuar si “Lambda” është përhapur në 27 shtete të ndryshme.

Rreth 82 për qind të rasteve të regjistruara në maj dhe qershor në Peru, dhe 31 për qind të atyre në Kili, sipas të dhënave, përkojnë me variantin Lambda.

Ka shumë për të mësuar për variantin Lambda, por ja çfarë dimë deri më tani:

Deri më tani, është i rrallë: Varianti nuk është aq shqetësues sa varianti Delta, i cili ka nxitur një rritje të rasteve në mbarë botën, por studimet e para sugjerojnë se ka mutacione që e bëjnë atë më të transmetueshëm sesa lloji origjinal i koronavirusit.

Sa i transmetueshëm është? Është  e vështirë të dihet me siguri se sa e transmetueshme është Lambda dhe sa mirë funksionojnë vaksinat. Deri më tani, duket se Lambda është më e transmetueshme se virusi origjinal SARS-CoV-2, i cili është i ngjashëm me Deltan dhe variante të tjera.

Fatmirësisht studimet sugjerojnë që vaksinat aktualisht të disponueshme mbeten mbrojtëse.

Rreth vaksinave: Deri më tani, të dhënat mbeten të ndara se sa mirë vaksinat mbrojnë kundër variantit Lambda, dhe shkencëtarët thonë se ata duhet ta studiojnë këtë më shumë.

Sipas një studimi, variantet Beta, Delta, Delta plus dhe Lambda treguan vetëm rezistencë “modeste” kundër antitrupave të nxjerrë nga vaksinat e koronavirusit Pfizer/BioNTech dhe Moderna, duke sugjeruar që vaksinat ende funksionojnë.

Prandaj, e vetmja mënyrë që të jemi të mbrojtur është vaksinimi.

Sipas ekspertëve, 70 për qind e popullsisë në botë duhet të jetë e vaksinuar përpara se të arrihet imuniteti i tufës.

Related Posts

Leave a comment