Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Publikohet raporti historik i klimës në Tokë: Ndryshime të pashembullta në mijëra vjet

-785-0-611118aed69b4

Aktiviteti njerëzor po ndryshon klimën e Tokës në mënyrë të pashembullt në mijëra ose qindra mijëra vjet, me disa ndryshime që jani të pashmangshme dhe të pakthyeshme, kanë paralajmëruar shkencëtarët e klimës.

Publikohet raporti historik i klimës në Tokë: Ndryshime të

Brenda dy dekadave të ardhshme, temperaturat ka të ngjarë të rriten me më shumë se 1.5 gradë Celsius, duke shkelur pritshmëritë e marrëveshjes së klimës në vitin 2015 në Paris dhe duke sjellë shkatërrime dhe mot ekstrem.

Publikohet raporti historik i klimës në Tokë: Ndryshime të

Vetëm reduktimet e shpejta dhe drastike të gazrave serë në këtë dekadë mund të parandalojnë ndikimet e tmerrshme në klimë, sipas Panelit Ndërkombëtar për Ndryshimet Klimatike, autoriteti kryesor botëror në shkencën e klimës.

Publikohet raporti historik i klimës në Tokë: Ndryshime të

Vlerësimi gjithëpërfshirës i botuar të hënën, raporti i gjashtë i tillë që nga viti 1988, është përgatitur për 8 vjet me radhë, duke vlerësuar punën e qindra ekspertëve dhe studimeve të rishikuara nga ekspertët. Ai përfaqëson njohuritë e plota deri më sot mbi bazën fizike të ndryshimit të klimës dhe zbuloi se aktiviteti njerëzor ishte pa mëdyshje shkaku i ndryshimeve të shpejta, duke përfshirë rritjen e nivelit të detit, shkrirjen e akullit polar dhe akullnajave, valët e nxehtësisë, përmbytjet dhe thatësirat.

Publikohet raporti historik i klimës në Tokë: Ndryshime të

Udhëheqësit botërorë thanë se gjetjet e ashpra duhet të detyrojnë masa të reja politike, si një çështje urgjente, për të ndryshuar ekonominë globale në favor të klimës.

Publikohet raporti historik i klimës në Tokë: Ndryshime të

António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB -së, paralajmëroi (via Guardian): “[Ky raport] është një alarm për njerëzimin. Këmbanat e alarmit janë shurdhuese dhe provat janë të pakundërshtueshme: emetimet e gazrave serë nga djegia e lëndëve djegëse fosile dhe shpyllëzimi po mbytin planetin tonë dhe po vënë miliarda njerëz në rrezik të menjëhershëm.”

Related Posts

Leave a comment