Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

VIDEO/ Përmbytje të pazakonshme, sheshi i famshëm i Venecias “zhytet” në ujë

Venecia-780x439

Përmbytjet e rralla të verës vërshuan brenda natës sheshin Piazza San Marco të famshëm të Venecias, dhe përmbytjet nga uji vlerësohet të jenë gati një metër.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qyteti lagunë shpesh goditet nga i ashtuquajturi “acqua alta” (ujë me nivel të lartë) në vjeshtë dhe dimër, dhe përmbytjet shkatërruese në nëntor të vitit 2019 shkaktuan qindra miliona euro dëme.

Ngjarja e së dielës mbrëma ishte më pak dëmtuese, megjithatë, çiftet në shesh kërcenin me muzikë pianoje në ujë; fëmijët spërkatnin, dhe turistët shëtisnin me këpucë në duar.

Incidentet e ujërave e ujërave të larta në Venecia janë shkaktuar nga një kombinim i faktorëve i përkeqësua nga ndryshimi i klimës – nga rritja e nivelit të detit dhe baticat jashtëzakonisht të larta deri tek rrëshqitja e tokës, që ka bërë që niveli tokësor i qytetit të fundoset. 

Related Posts

Leave a comment