Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Angela Martini “çoi” drejt prangave bashkëshortin? Ja çfarë shkruajnë mediat rumune

Angela-Martini-1-696x392

Detaje të reja dalin lidhur me arrestimin e bashkëshortit të modeles, Angela Martini. Dragos Savulescun u arrestua në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me shqiptaren.

Sipas medias rumune G4Media.ro, disa foto dhe video të publikuara në Instagram nga Angela dhe një shoqe e saj, modelja italiane Marica Pellegrinelli, nga ishulli grek i Mykonos, ku mund të shihej edhe Dragoș Săvulescu, bën që miliarderi të arrestohej. Për shembull, në mbrëmjen e 8 gushtit 2021, Dragoș Săvulescu ishte me Angela Martini në Mykonos, i njohur si Venecia e vogël.

Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike. Në fillim të vitit 2019, ai u dënua me 5.5 vjet burg, për përfshirjen e tij në një skandal të madh ekonomik në Rumanisë bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare, Cristi Borcea dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Dikur Săvulescu është bërë i njohur si i dashuri i Mădălina Ghenea dhe më pas ai u martua me ish Miss Shqipërinë, Angela Martini. Çifti kanë 3 vite e gjysmë të martuar dhe jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Leave a comment