Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ballkan i hapur”, analisti: Ja pse favorizohet dukshëm Serbia

rama-vucic-zaev1

Analisti i çështjeve rajonale, Arbër Zaimi, në një intervistë për SYRI TV është shprehur se projekti i Ballkanit të Hapur favorizon vetëm Serbinë.

Zaimi duke folur përballë moderatores Armela Ferko në Edicionin e Pasdites, është shprehur se Rama ndodhet nën tre presione.

‘Ballkan i hapur shërben vetëm për botën politike serbe, që është për ta kthyer Serbinë në një fuqi ballkanike.

Serbia në çdo fushë është shumë përpara vendeve të tjera të Ballkanit. Ky projekt kthehet në një treg pune për Serbinë. Për këtë gjë Edi Rama nuk dëshiron të flasë, jo se nuk i di këto pasoja, por nuk dëshiron që të flasë dhe komentojë.

Rama është nën presionin e disa palëve. Nga njëra anë ai është nën presionin e shqiptarëve. Shqipëria e ka varfërinë ekstreme dy herë më të madhe se Kosova në përqindje e cila ka kaluar edhe luftë. Ai ka presion të brendshëm dhe këtij presioni ai kërkon ti ikë duke nxjerrë projekte si Ballkani i hapur.

Nga ana tjetër ai ka presion ndërkombëtar. Shqipëria nuk ka ecur në integrim jo se BE-ja nuk i do shqiptarët, por ata janë të bindur se qeveria shqiptare nuk ka luftuar krimin, korrupsionin, drogën.

Rama nuk ka arritur që të përmbushur pritshmëritë në këto fusha.

Presioni i tretë është ai i zotimeve që ka marrë përballë Aleksandër Vuçiçit dhe këto nuk po i mban dot.

Këto tre presione e çojnë Ramën në prehrin e Vuçiçit. Rama duhet të nisë të bëjë një analizë për situatën në Ballkan që Serbia duhet të vihet nën presion për të pranuar krimet e veta’, tha ndër të tjera Arbër Zaimir në SYRI TV.

Leave a comment