Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dëmet e zjarreve në Fier, digjen 105 ha pyje

zjarr-pyje

105 ha me pyje dhe 7 mijë rrënje ullinj u dogjën në qarkun e Fierit nga zjarret gjatë korrikut dhe dhjetëditëshit të parë të gushtit. Prefekti i Fierit Baki Bala thotë se ekonomitë pyjore kanë pësuar dëmtime të renda.

“Vetëm për korrik-gusht janë djegur 105 ha. Nëse marrim për ullishtet, janë rreth 7 mijë rrënjë. Bashkitë duhet ta konsiderojnë si dëm ekonomik,” thotë ai për ABC.

Prefekti përsërit shqetësim e kreut të zjarrfikësve të Fierit, të shprehur disa ditë më parë për pamjaftueshmërinë e mjeteve zjarrfikëse për menaxhimin e situatave të tilla me disa vatra zjarri.

“Asnjë nga bashkitë në qarkun tonë nuk kanë kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar situatën e zjarreve,” thekson ai.

Zonat më të prekura këtë vit nga zjarret në qarkun e Fierit janë kodrat e Cakranit dhe Mallakastrës. Ndryshe nga sezoni i kaluar janë parandaluar zjarret ne masivet pyjore të bregdetit. Për zjarrvënie në Fier janë arrestuar 4 persona dhe proceduar 3 të tjerë.

Leave a comment