Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Këto, janë tiparet e vetme të një burri që magjepsin gratë

-785-0-60ed5e2836d55

Sensi i humorit

Humori është një afrodiziak për gratë. Nëse e bëni të qeshë, çdo gjë do të shkojë në favorin tuaj. Kujdes të mos e ekzagjeroni dhe të mos kaloni në arrogancë.

Inteligjenca

Inteligjenca mund të jetë shumë tërheqëse për gratë, por vetëm kur përdoret në mënyrën e duhur. Tregohuni interesantë dhe të thjeshtë. Nëse dini diçka për një temë të caktuar mbani qëndrimin “Di shumë për këtë gjë, më lejo të të tregoj”, jo “Jam shumë i zgjuar, ndërsa ti nuk je”.

 Sfida

Nëse dëshironi të ndaheni nga pjesa tjetër e tufës, sfidojeni. Nëse silleni sikur jeni indiferent, ato do të bëjnë të pamundurën të marrin vëmendjen tuaj.

Vëmendja

Kjo shkon bashkë me karakteristikën e mësipërme.  Më tepër se dhuratat dhe komplimentet, femrat duan të dinë që ju po mendoni për to. Edhe nëse i thoni që nuk ju pëlqen fakti që ajo po del me dikë tjetër, asaj do t’i pëlqejë shumë, sepse i tregon që ju mendoni për të.

 Klasi

Nëse tregoni klas dhe kulturë (jo aq sa të bëheni të mërzitshëm) do të “bëheni pre” e grave tërheqëse. Po çfarë klasifikohet si “klas aq sa duhet”? Njihni disa lloje verërash? A keni parë disa filma të huaj? Merrni sado pak vesh nga moda? Po sikur t’i hapni derën sa herë ajo hyn në një dhomë? Ky është klasi.

 Zemërgjerësia

Kjo është arma juaj sekrete. Gratë mund të arrijnë çdo gjë që dëshirojnë në jetë, prandaj mos i impresiononi me dhurata. Bjerini atyre në sy duke iu treguar që shpenzoni kohë duke menduar për mirëqënien e të tjerëve. Bëni një donacion, ndihmoni një më të pafat, shpenzoni kohë për të ndihmuar dikë me problem dhe ftojeni edhe vajzën në këto aktivitete.

 Mjeshtëria në shtrat

Femrat e duan seksin po aq sa dhe meshkujt. Por, si çdo gjë në jetë, një partner i mirë në shtrat është i vështirë për t’u gjetur.

Romanca

Mësoni të jeni mashkulli që di si të lidhet emocionalisht me një femër dhe do të jeni i artë. Në vend që të përqëndroheni në sipërfaqen e një gruaje, shikoni të gjeni pjesët e bukura në shpirtin e saj. Përdorni imagjinatën për komente poetike, histori interesante dhe magjepsëse dhe interpretim emocional për gjithçka. Kështu do t’ja merrni mendjen pa humbur kohë.

Dominimi

Është një fakt shkencor që femrat tërhiqen në nëndërgjegje nga meshkujt “dominantë”. Gratë i pëlqejnë shumë meshkujt që e dinë çfarë duan dhe shkojnë ta fitojnë.

Gjithësesi, mos e ngatërroni këtë lloj dominance me atë që e bën gruan të ndihet e frikësuar, në siklet ose që i shkel kufijtë e saj. Dominanca ka të bëjë me gjetjen e një qëllimi dhe t’i shkoni deri në fund me pasion.

Related Posts

Leave a comment