Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Komedia “V³!!!” trajton jetën sentimentale të tre grave, të cilat i bashkon një miqësi e hershme

-800-0-611365296f3ac

Jeta sentimentale e tre grave, të cilat i bashkon një miqësi vjen në komedinë “V³!!!”, që do të jetë premierë në skenën e teatrit “Bylis”, në Fier. Një vepër teatrore që sjell në role aktoret Mimoza Marjanaku, Rudina Nallbani dhe Miola Sitaj. Një komedi nga Sara Bogati, që vjen me regji nga Bruno Shllaku dhe Miola Sitaj për publikun. Me rol në vepër aktorja e njohur Mimoza Marjanaku tregon për punën që po bëhet për të sjellë për publikun këto ditë të muajit gusht komedinë premierë, vepër e autores Sara Bogati. Aktorja Marjanaku që ka spikatur në aktivitetin e saj artistik me role të ndryshme në vepra teatrore thotë se komedia me titull “V³!!!” ka në qendër të saj jetën e tre grave.

“Kemi rreth një muaj e gjysmë, që po punojmë dhe komedia pritet të ketë premierën e saj në 15 gusht. Komedia trajton jetën sentimentale të tre grave, të cilat i bashkon një miqësi e hershme”, tregon aktorja. Marjanaku shprehet se bashkëpunimi për këtë komedi ka qenë i mrekullueshëm. “Teatri “Bylis” është dhe teatri i qytetit, ku u linda dhe ëndërrova dhe sa herë rikthehem më duket sikur nuk kam ikur kurrë”, vijon aktorja. Komedia që pritet të jetë premierë më 15 gusht, skenografia dhe kostumografia janë nga Edi Balla dhe formulimi muzikor nga Ambra Marjanaku.

Personazhet në komedi

Këtë herë në komedinë “V³!!!” që do të jetë premierë në teatrin e Fierit për publikun, aktorja Mimoza Marjanaku tregon se roli i saj ka të veçantën e tij nga ata që ka interpretuar deri më sot. “Jemi vërtetë tre aktore, tre personazhe që në një gjykim të shpejtuar duken sikur janë mike dhe rivale. Unë kam një rol krejt të veçantë nga çfarë kam bërë deri më sot. Jam afeksionuar së tepërmi, por nuk po flas më tepër për t’ia lënë surprizë publikut”, tregon aktorja e njohur. Komedia vjen me titullin “V³!!!” dhe aktorja Marjanaku tregon se pse është zgjedhur ky titull dhe shkronja V. Sipas saj, në fuqi të tretë do thotë 3 personazhet. “Simboli femëror është simbol astrologjik i planetit Venus, dhe përdoret gjithashtu për të përfaqësuar seksin e femrës. Prandaj është përzgjedhur shkronja V. Në fuqi të tretë do të thotë – Vitori, Valentina,Valeria (emrat e personazheve)”, tregon mes të tjerave aktorja.

Aktorja Mimoza Marjanaku është pjesë e teatrit të Durrësit. Ndërsa pret të jetë para publikut në këtë komedi premierë, ajo tregon se pandemia ndikoi në çdo fushë në gjithë botën dhe pa përjashtim sipas saj të gjithë patëm kosto. “Por dua të këmbëngul në një fakt: Të jesh aktore e Durrësit dhe të kesh regjisore Driadën do të thotë mos të trembesh nga covid-19. Kemi qenë një trupë tepër aktive dhe pse të kondicionuar për të performuaar në faqen zyrtare të teatrit “Aleksandër Moisiu””, shprehet aktorja. Me role të ndryshme në jetën artistike aktorja Mimoza Marjanaku tregon se menjëherë pas premierës teatrore në qytetin e Fierit ajo rikthehet intensivisht në Durrës për të shkuar në festivalin teatror “Koko Fest” në Korçë dhe në festivalin “Talia e flakës” me komedinë “Revizori”. Më sipas saj pas me shpresë e besim për të filluar provat në një sfidë tjetër, me Molier.

Mimoza Marjanaku: Komedia “V³!!!” trajton jetën

Leave a comment