Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tentativa e arratisjes tek “313”, flasin punonjësit e burgut: Hapën zgarën e ajrosjes

BURGU-313

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele kanë dalë pak më parë para trupit gjykues për marrjen e masës së sigurisë pas tentativës së dështuar për arratisje nga burgu në Tiranë. Çekaj dukej i qeshur në momentin e futjes në sallë duke bërë edhe batuta me të tjerët, ndërsa në krah të djathtë të tij gjendet Çepele, me krah të fashuar.

Abcneës.al mëson detaje nga dosja e tentativës për t’u arratisur nga burgu “313” në Tiranë e Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit.

Ndër të tjera, në dosje është zbardhur dëshmia e e dy punonjësve të policisë që kanë pikasur dy të burgosurit ndërsa tentonin që të largoheshin.

Njëri prej tyre Bledar Kurti, me detyrë punonjës i vëzhgimit të ajrosjes, ka treguar se pas orës 15.00 ka vënë re se dy të paraburgosur hapën rrjetën dhe hipën mbi zgarën e ajrosjes.

Më tej ai tregon se tentoi që t’i ndalonte, por nuk mundi.

“…Arrita që të kapja me një dorë të paraburgosurin Fatmir Pjetrin, por nuk arrita ta ndaloja pasi më iku dhe iu drejtuan fundit të ajrosjes. Aty lidhën litarin dhe u hodhën në krahun e oborrit. Në moment kam bërtitur për të më dëgjuar polici poshtë kolonës….”

Related Posts

Leave a comment