Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Tentoi t’i ikte policëve që iu vunë pas, mbytet tragjikisht në lumë i riu shqiptar

shqiptari-780x405

Në Bellinzona, kryeqytetin e Kantonit Ticino një i ri është mbytur duke ikur nga policia, të mërkurën në mëngjes. Siç raporton Tio.ch, ai po ikte nga policët kantonalë pasi ata e kishin zënë në flagrancë, në një vjedhje.

Policët fillimisht e kishin humbur nga pamja personin në fjalë pasi që në orën 7.30 të mëngjesit kishin marrë raportin për një sulm. Vetëm pak kohë më vonë, ai u pa sërish. Kësaj radhe, në një pikë karburanti. Kur policët arritën atje, ai iku prej tyre drejt lumit Ticino. Ai është hedhur nga bregu dhe më pas u mor nga rryma.

Rreth dy orë e gjysmë më vonë, një trup i pajetë është gjetur pranë një ure mbi lumin Fiume Ticino në rrethin Galbisio.

Autoritetet vërtetuan përmes identifikimit se bëhej fjalë për personin në kërkim. Kosovari 28-vjeçar ishte regjistruar si refugjate dhe kohët e fundit ishte i pastrehë. Ai ishte i njohur për autoritetet pasi më parë i ishte ndaluar hyrja në Zvicër.

Leave a comment