Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

3 fjali toksike që i thoni shpesh dhe po ju ‘helmojnë’ mendjen dhe jetën

-785-0-6113a590be144

Gjatë eskperiencave të tyre me njerëz të ndryshëm, terapistët përpiqen të zbulojnë modele të të menduarit toksik, për t’i evidentuar dhe për të shpëtuar më pas pacientët prej tyre.

Mendimet toksike dhe të dëmshme për ne janë të pafunshme, por në pjesën më të madhe të rasteve ato vërtiten në këto 3 momente:

1. “Unë jam gjithmonë i huaj apo i përjashtuar.”

2. “Nuk i besoj dot askujt.”

3. “Të gjithë më braktisin.”

Kur fraza të tilla zënë rrënjë në mendësinë tuaj, ato bëhen dalëngdalë “e vërteta” e jetës suaj, sepse ju, si të tilla i shihni. Për shembull:

1. “Unë jam gjithmonë si i huaj apo i përjashtuar.” – Ju po parashikoni refuzim në situata sociale dhe gjasat janë që kjo të ndodhë, sepse ju pa kuptuar, po shkoni me këtë “synim” në nënvetëdijën tuaj.

2. “Nuk i besoj dot askujt.” – Ju e distanconi veten nga të tjerët, shmangni intimitetin dhe izoloni veten. Rrjedhimisht, nuk do t’i besoni askujt sepse nuk po ia jepni këtë mundësi vetes dhe personit tjetër.

3. “Të gjithë më braktisin.” – Ju shihni potencialin për t’u lënduar në çdo marrëdhënie. Mendoni se të qenit i afërt me dikë do të përfundojë keq, prandaj “e lini fare”.

Çdo mendim toksik përjetëson të njëjtin rezultat të pakënaqshëm, një fenomen që Sigmond Freud e quajti “detyrim i përsëritjes”. Me fjalë të tjera, ju përsërisni atë që është e njohur, edhe nëse është e pashëndetshme.

Budisti i paqes, Daisaku Ikeda, në librin e tij “The Wisdom For Creating Happiness and Peace”, shkruan:

“Kur lejojmë që të sundohemi nga qëndrime të tilla negative, ne jemi si një aeroplan që ka humbur drejtimin në një mjegull të rëndë. Nuk mund të shohim asgjë qartë.”

Por ka një lajm të mirë: Ka një dëshirë tek secili prej nesh për ndryshim. Askush nuk do të braktiset apo të ndihet i përjashtuar apo jo? Por kjo dëshirë kërkon energji të madhe për ndryshim. Ju duhet të sfidoni mentalitetin toksik dhe ta drejtoni veten drejt zgjidhjeve të reja që do prodhojnë rezultate të ndryshme dhe do ju nxjerrin nga cikli vicioz në të cilin mendoni se jeni.

Nëse nuk mendoni se këtë e arrini dot vetë, ka gjithmonë një terapist që mund t’ju ndihmojë për çdo problem që keni. Mos harroni se nuk jeni personi i vetëm në botë që ndihet kështu. Ka patur (dhe ka ende) të tjerë si ty. Nëse ata ia kanë dalë, do t’ia dalësh edhe ti!

Leave a comment