Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Burimi i Sinecit, IKMT rendit shkeljet e firmës Salillari: Nuk kishte autorizim dhe leje

sinec1

Pas 10-ditësh protestë dhe në gjendje të rënduar shëndetësore, 5 grevistët e Lumasit vendosën të enjten të dalin nga greva e urisë.

Ky vendim për daljen nga greva e urisë është ndërmarrë pas vendimit të publikuar dje nga IKMT Elbasan, e cila konstatoi shkeljet në burimin e Sinecit, të kryera nga firma ‘Salillari’

Pas konstatimit nga IKMT Elbasan të shkeljeve: marrje pa leje administrative e ujit, mospajisje me autorizim, veprimtari që kryhen në kundërshtim të mbrojtjes së brigjeve dhe ndërtimin e objekteve për shfrytëzimin e burimeve, 5 grevistët e Lumasit vendosëm të ndërmarrin vendimin për përfundimin e grevës së tyre të urisë.

Në momentin e daljes nga greva e urisë, grevistët janë pritur jashtë godinës me eufori e duartrokitje nga familjarët dhe banorët e Lumasit.

Grevistët kanë deklaruar se e kanë ndërmarrë vendimin për të dalë nga greva e urisë pasi insitucionet reaguan.

Kujtojmë se banorët e Lumasit janë duke protestuar prej 4-muajsh në mbrojtje të ujit të burimit të Sinecit, duke kundërshtuar me forcë ndërtimin e ujësjellësit në këtë burim.

Paralelisht me protestat në Sinec, prej 10-ditësh ishin futur në grevë urie edhe 5 banorë.

Leave a comment