Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kurti: Baton Haxhiu ndërmjetës mes Ramës dhe Beogradit, dikur ndërmjetësonte me Stanishiç

kurti-rama-batoni-vucic

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë me moderatorin Adi Krasta thekson se Baton Haxhiu është ndërmjetësi i Beogradit tek Rama.

Kurti duke folur në ‘News 24’, vlerësoi se Baton Haxhiu, dikur ndërmjetësues i Stanishiçit, është ndërmjetës i Beogradit tek Rama.

“Ndërmjet Thaçit dhe Vuçiçit, ndërmjetësues është Baton Haxhiu, në Kosovë, që dikur ishte ndërmjetësues ndërmjet Mahmut Bakallit dhe shefit të shërbimit sekret informative serb, Jovica Stanishiç. Fatkeqësisht ky person ka fuqi të madhe tani edhe mbi kryeministrin e Shqipërisë dhe të them të drejtën nuk e di pse.

Është misterioze për mua që ky person Baton Haxhiu, kaq i urryer në Kosovë, të ketë ndikim të madh në Tiranë. Se do vijë puna që të ketë ndikim Beogradi në Tiranë, nuk e kam menduar ndonjëherë.

Problem besa nuk është as Baton Haxhiu, por Jovica Stanishiç. Stanishiç është person, që ka krijuar formacione para-militare gjakatare në Serbi, ka krijuar edhe partinë e Sheshelit, prej nga vjen edhe Vuçiç, e partinë ia ka krijuar sigurimi serb”, deklaroi Kurti.

Leave a comment