Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Nga ferri i flakëve tek përmbytjet, ky shtet europian po gjunjëzohet nga moti “i çmendur”

-640-0-6114c0012591f

Shirat e dendur kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu në Turqinë veriore, ndërsa raportohet për të paktën një person të vdekur dhe disa të plagosur, sipas The Guardian.

Nga pikëpamja meteorologjike, ne ndoshta po përballemi me një fatkeqësi që nuk e kemi parë në 50 ose 100 vjet,” tha ministri i bujqësisë dhe pyjeve Bekir Pakdemirli.

Helikopterët u përpoqën të shpëtonin njerëzit e bllokuar në çati ndërsa makinat u rrëmbyen nga përrenjtë e furishëm të Mërkurën. Përmbytjet goditën krahinat bregdetare të Detit të Zi, Bartin, Kastamonu, Sinop dhe Samsun.

Turqia është përballur me një thatësirë shqetësuese dhe një vazhdimësi të fatkeqësive natyrore, për të cilat shkencëtarët besojnë se po bëhen më të shpeshta dhe katastrofike për shkak të ndryshimit të klimës.

Reshjet përgjatë bregdetit verior të Turqisë erdhën pasi zjarrfikësit kishin arritur pothuajse të kontrollonin zjarret në jug, që kanë vrarë të paktën tetë persona, që nga fundi i korrikut. Mijëra persona ishin detyruar të evakuoheshin pasi vendi u përball më shumë se 200 zjarre.

Related Posts

Leave a comment